Revista kulturore Pėrpjekja
Fac sapias et liber eris (Bėhu i ditur qė tė jesh i lirė).
Me kėtė citim do tė fillonte editoriali i parė i Pėrpjekjes nė nėntor tė vitit 1994.Qysh nga ky moment e nė vazhdim Pėrpjekja do tė jetė e pranishme nė sfidėn e saj pėr tė pėrcjellė nė shoqėrinė shqiptare frymėn e njė kulture ndryshe. Pėrhapja e kėsaj kulture qė pėrmes dėshirės pėr dije rrit sensit kritik ndaj asaj ēka na rrethon, qė na ndihmon tė ēlirohemi prej komplekseve tė vjetra, apo tė reja, qė na jep dinjitet dhe kurajo pėr tė ēmitizuar, qė na pėrgatit pėr tė riformuluar mbi baza serioze pėrkatėsinė tonė identitare e pėr tė interpretuar proceset historike, sė fundi, qė na aftėson pėr tu ballafaquar me problematikat aktuale tė tranzicionit ka qenė dhe mbetet motivi i thellė i ekzistencės sė revistės Pėrpjekja. Kjo ėshtė baza qė e bėn kėtė revistė tė jetė unike nė llojin e vet.
Krijuar dhe drejtuar nga Fatos Lubonja, sot revista Pėrpjekja ka njė grup editorial (Fabian Kati, Artan Puto, Eldon Gjikaj) qė pėrcakton tematikat kryesore ku fokusohet vėmendja e secilit prej numrave. Vet struktura e revistės ėshtė e hapur dhe temat qė rrihen nė tė kanė shtrirje tė gjerė: ato shkojne nga politologjia tek letėrsia, nga historia tek filozofia, nga sociologjia tek gjuhėsia, etj.
Njė grup bashkėpuntorėsh pėrbėjnė kontibuesit e herė pas hershėm tė revistės Pėrpjekja, por faqet e saj janė tė hapura, gjithashtu, ndaj kontribuesve tė rinj dhe politikat editoriale tė saj mundohen vazhdimisht tė stimulojnė pjesėmarrjen e kėtyre tė fundit.
Tre boshtet kryesore rreth tė cilave shtrukturohet revista janė:
1) aktualitet-shoqėri, 2) letra shqipe dhe 3) ndėrgjegje historike.
Nė rubrikėn e parė botohen shkrime qė kanė tė bėjnė me tema tė aktualitetit, tė cilat prekin shoqėrinė postkomuniste shqiptare; rubrika e dytė synon njė vjelje cilėsore tė prodhimit letrar bashkėkohor shqiptar, si edhe botimin e artikujve kritik mbi letėrsinė; rubrika e tretė pėrfshin shkrime mbi historinė e Shqipėrisė, qė synojnė ta shohin historinė e vendit nėpėrmjet njė optike kritike, duke qenė, kėsisoj, njė alternativė e historisė zyrtare romantiko-nacionaliste.
Perpjekja ėshtė njė mjet i vlefshėm pėr tė gjithė ata qė rreken ta kuptojnė mė thelle realitetin shqiptar, atė qė ndodh pėrreth nesh, pėr ata qė nuk mjaftohen me zhurmėn e pėrditėshme mediatike pėr formėsimin e opinioneve tė tyre, pėr ata qė edhe pse nuk kanė pėrgatitjen e nevojshme akademike, ndjejnė nevojėn tė formulojnė njė interpretim mė serioz rreth problematikave bashkėkohore.
Fryma kritike, nė konkordancė me parimin e Karl Poperit: Pėrmjet ligjėrimit mundėsohet kritika dhe pėrmjet kritikės zhvillohet kultura, mbetet thelbi mėvetėsues i revistės Pėrpjekja. Kjo frymė substanciale, deri dje, ka munguar pothuaj krejtėsisht nė mendimin historik, sociologjik, letrar dhe kulturor shqiptar nė pėrgjithėsi, ndėrsa sot artikulimi i saj ėshtė nė fazė belbėzimi. Qėllimi kryesor i Pėrpjekjes ėshtė nxitja dhe pėrhapja e kėsaj fryme kritike nė mėnyrė qė kultura shqiptare, tė ketė fytyrėn e saj kombėtare nė njė sfond kozmopolit, tė pranojė diversitetin kulturor, tė gatitet pėr shkėmbime me kulturat e tjera, pa paragjykime ideologjike dhe kulturore, e aftė tė vetpėrtėrihet.
Shoqėria shqiptare e periudhės paskomuniste po pėrjeton njė krizė identiteti, qė nuk lidhet vetėm me bjerrjen e kulturės sė vjetėr nacional-komuniste dhe tė moralit tė saj, por edhe me tensionin midis dėshirės pėr tiu bashkuar Evropės sė qytetėruar dhe njė realiteti socio-kulturor qė ėshtė shumė larg atij. Nė kėtė kuptim revista Pėrpjekja ka synuar nxitjen e debateve dhe transmetimin e mesazheve lidhur me domosdoshmėrinė e njohjes sė historisė dhe kulturės sonė larg frymės romantike e panegjirike. Njė karakteristikė tjetėr e revistės Pėrpjekja ėshtė fakti se nė vėllimi e saj krijimtaria e mirėfilltė dominon mbi pėrkthimet. Nė ndryshim nga disa revista dhe gazeta kulturore tė kėsaj periudhe, qė mbėshteten kryesisht mbi pėrkthime, ose koleksione pėrkthimesh, ajo i ka sjellė lexuesit artikuj tė shkruar enkas pėr revistėn, si edhe shkrime tė autorėve tė rėndėsishėm tė kulturės shqiptare dhe tė asaj tė huaj qė ishin pak tė njohur nga publiku ynė. Duke qėnė njė organ i bazuar mbi krijimtarinė autentike dhe mbi njė kėndvėshtrim kritik mbi tė kaluarėn e tė tashmen tonė, ajo u ka ofruar njė mundėsi shprehjeje shkrimtarėve, poetėve, historianėve dhe nė pėrgjithėsi studjuesve tė brezit tė ri, tė cilėt e kishin tė vėshtirė tė hynin me krijimet e tyre nė tregun e kulturės shqiptare, qė sot mė shumė se kurrė po zaptohet nga prodhimet komerciale. Megjithė vėshtirėsitė e shumta ekonomike, botimi i revistės Pėrpjekja ka arritur tė mbulojė me prezencėn e vet pothuajse tėrė periudhėn e tranzicionit dhe ka vazhduar (me ndonjė ndėrprerje, apo vonesė nė daljet e pėrtremuajshme) tė pėrcjellė mesazhin e saj tė padiktuar prej pėrkatesive tė ēfarė do lloj natyre qofshin. Nė kėtė sens Pėrpjekja ka qenė dhe do tė mbetet pėrēuese e lirisė dhe e kurajos intelektuale.
Qendra Pėrpjekja
Nisur nga problematikat e rrahura nė numrat e ndryshėm tė revistės Pėrpjekja, si edhe nga nevoja pėr tė hulumtuar mė tej disa prej fenomeneve shoqėrore qė kanė karakterizuar periudhėn e tranzicionit shqiptar, Fatos Lubonja, Fabian Kati dhe Artan Puto, nė shtator tė vitit 2002, ndėrmorėn nismėn e formimit tė Qendrės Pėrpjekja. E konceptuar si njė zgjerim i mėtejshėm i aktivitetit tė revistės, kjo qėnder merret sot me organizimin e tryezave tė rrumbullakėta, apo tė takimeve ku debatohen me tej tematikat e prekura nė numrat e ndryshėm tė revistės Pėrpjekja. Pėrveē lidhjes sė ngushtė me revistėn, Qendra Pėrpjekja, zhvillon dhe aktivitetin e saj kulturor nėpėrmjet zbatimit tė projekteve tė ndryshme me sfond kulturor, si dhe tė atyre me karakter studimor, nė lėmin e historisė, letėrsisė, apo politologjisė. Gjithashtu, nė projektet e Qendrės Pėrpjekja hyn dhe puna e perkthimit tė njė numri veprash tė zgjedhura, nga literatura e specializuar bashkėkohore dhe nga ajo klasike. Qendra Pėrpjekja ka njė rol tė rėndėsishėm nė promovimin e kulturės ndryshe tė pėrcjellė prej revistės Pėrpjekja. Ajo ėshtė qendra ku idetė e komunikuara nė letėr zhvillohen mė tej, nėpėrmjet njė komunikimi dinamik midis njerezve dhe ndihmon kthimin e kėtyre ideve nė projekte tė detajuara, tė aplikueshme, tė cilat nuk synojnė mė vetėm konstatimin e problematikave, por kėrkojnė tė ndėrhyjnė drejtpėrdrejtė mbi realitetin. Me opinionin e pėrbashkėt tė bordit kėshillmor dhe grupit editorial tė revistės Pėrpjekja, pėr ti dhėnė pėrparėsi kėtij funksioni qė mbulon Qendra Pėrpjekja, nga viti 2003 revista ka filluar tė botohet si organ i kėsaj tė fundit. Qendra Pėrpjekja mban kontakte me njė sėrė universitetesh, si brenda, ashtu dhe jashtė vendit dhe merr pjesė nė programe tė pėrbashkėta me kėto universitete.
Botimet Pėrpjekja
Botimet Pėrpjekja ėshtė njė ndėrmarrje botimesh qė ka filluar aktivitetin e vet nė 1996 dhe vazhdon tė nxjerrė nė shtyp, si vepra letrare, ashtu edhe vepra tė njė literature tė specializuar nga autorė shqiptarė dhe te huaj. Botimet Perpjekja e ka limituar sė tepėrmi aktivitetin e vet sasior, nė funksion tė nxjerres nė qarkullim tė botimeve me nivel cilėsor. Kjo zgjedhje e drejtuesve tė Botime Pėrpjekja ka qenė pėrgjigja e deritanishme ndaj invazionit jo-cilėsor, qė ka goditur nė mėnyre masive tregun e librit nė Shqipėri gjatė viteve tė tranzicionit. Projektet e ardhėshme tė Botime Pėrpjekja, kanė tė bėjnė me specializimin e saj nė disa fusha botimesh dhe nė mbulimin e kėrkesės sė ardhėshme pėr botime akademike nė lėmin e shkencave shoqerore. Disa prej librave tė botuar nga kjo shtėpi botuese janė:
Fatos T. Lubonja, "Ridenimi",
Umberto Eco, "Si behet nje punim diplome",
Fatos T. Lubonja, "Liri e kercenuar",
Barbara Jelavich, "Histori e Ballkanit",
Gjergj Peci, "Mllef",
Leon Poliakov, "Totalitarizmat e shekullit XX",
Ernest Gellner, "Plugu, Shpata dhe Libri",
Todi Lubonja, "Pse hesht shtepia e muzikes",
Nexhat Peshkepia, "Nje zemer ne mergim"